Hapet Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore
Prishtinë, 10 nëntor - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare AKTIV organizojnë ceremoninë e hapjes së Qendrës së Energjisë Qytetare - QEQ në Mitrovicën veriore.
Qendra ka për qëllim t\'i ofroj përkrahje nismave qytetare dhe promovimit të kulturës së dialogut të hapur në lidhje me politikat dhe praktikat përkatëse të qytetareve të Mitrovicës së veriut.
Në ceremoninë e hapjes të pranishmëve do të ju drejtohet Luan Shllaku, Drejtor Ekzekutiv i KFOS-it, Miodrag Miliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ AKTIV dhe Darko Sokolović, Presidenti i Fondacionit për komunikime të reja Dokukino.
Shllaku dhe Miliqeviq me këtë rast do të prezantojnë idenë prapa vendosjes së kësaj qendre respektivisht planet dhe programet e punës së saj.
Ceremonia e hapjes do të filloj në orën 12:00 në hapësirat e Qendrës së Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore, e cila gjendet në adresën Kralja Petra I, 183a, në katin e parë.