26 Dhjetor 2024

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës në Las Vegas

Las Vegas, 6 janar - Vizitorët dhe ekspertët e teknologjisë këtë javë do të vërshojnë në sallat e panairit të Las Vegasit, ku do të shohin pajisjet më të fundit të teknologjisë së lartë. 

Panairi ndërkombëtar është tubimi më i madh në botë për ata që merren me biznesin e teknologjisë.

Këtë vit panairin pritet ta vizitojnë më shumë se 150 mijë njerëz nga më shumë se 140 vende.

“Natyrisht do të ketë telefona, tableta, laptopë dhe makina për larjen e rrobave, gjëra që të gjithë i dinë. Por në panair do të ketë edhe teknologji jo dhe aq të nevojshme por që janë po aq interesante. Ndoshta nuk do t’i blinit ato, por është shumë interesante të kesh njohuri për teknologjinë e tyre”.
 
Michael Gorman, redaktor i revistës Engadget, thotë se televizionet me cilësi tepër të lartë, Ultra-HD 4K pritet të tërheqin më shumë vëmendje në panairin e këtij viti.
 
Ekranet e reja do të kenë katër herë më shumë piksele se sa televizorët e zakonshëm HD, shumë analistë e shohin televizorin Ultra HD si e ardhmja e kësaj teknologjie.
 
Por deri tani, çmimet e larta kanë penguar shumë njerëz ta blejnë televizorin Ultra-HD 4k.
 
Vitin e kaluar, kompanitë Samsung dhe Sharp ekspozuan modelet 4k.
 
Teknologjitë në formë të unazave, byzylykëve, orës së dorës dhe kufjeve pritet të shfaqen në forma të ndryshme në panairin e këtij viti në Las Vegas.
 
Kompanitë Samsung dhe Apple pritet të nxjerrin teknologji të reja të këtij lloji.
 
\"Ka mundësi shumë më të mëdha në gjërat reale që mund të vishen, si unazat dhe bizhuteritë apo rroba të pajisura me sensorë,\" thotë Gorman.
 
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për makinën apo shtëpinë tuaj, teknologjia e cila përdoret për të lidhur të gjitha pajisjet electronike do të jetë shumë e përfolur në panairin e këtij viti.
 
Një nga prirjet kryesore në teknologjinë e vitit të kaluar ishte ndërlidhja apo komunikimi mes pajisjeve të ndryshme. Pra mundësia e kontrollit të pajisjeve shtëpiake nga telefonat inteligjentë ose tabletat.
 
\"Ka aplikacione përmes të cilave ju mund të kontrolloni temperaturën në shtëpinë tuaj, termostatin, dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Mendoj se do të shohim shumë të tilla\".
 
Colleen Taylor, gazetar i faqes së internetit TechCrunch thotë se këtë vit mjetet pa pilot pritet të fluturojnë si kurrë më parë në sallën e panairit.
 
Kjo teknologji ka përparuar shumë dhe po përdoret në produkte të ndryshme si lodrat, aparatet fotografike dhe kamerat.
 
Kompania amerikane Amazon pritet të përdorë mjetet pa pilot për t’u dërguar postën klientëve të saj në mbarë botën.
 
\"Teknologjia e mjeteve pa pilot është rritur shumë, mjetet personale pa pilot kanë një përdorim të madh. Çmimi i tyre po ulet dhe përdorimi po bëhet gjithnjë e më i lehtë. Pra, në panair nuk do të shfaqen të gjitha gjërat vetëm mbi tavolina dhe dysheme\", thotë Colleen Taylor.

Në panair do të marrin pjesë edhe 10 prodhues të makinave si kompanitë Toyota, Ford, BMW, Audi dhe Mercedes të cilat do të zënë një hapësirë prej mbi 165 mijë metrash katrorë.
 
Panairi Ndërkokombëtar i Elektronikës do të qëndrojë i hapur nga data 6 deri më 9 janar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)