24 Dhjetor 2024

Hapet info-këndi për efiçiencë të energjisë

Prishtinë, 2 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE), në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës do të hapin këndin e informimit për efiçiencën e energjisë nesër në lokalet e Komunës së Fushë Kosovës me fillim në ora 10:00.

Kjo iniciativë do t’i informojë qytetarët me masat konkrete që ata mund t’i marrin në mënyrë që të jenë përdorues efiçientë të energjisë.

Furnizimi me material demonstrues është realizuar në bashkëpunim me kompanitë kosovare të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime në sektorin e efiçiencës së energjisë.

‘EE Info-Këndi’ në Fushë Kosovë është i pari i këtij lloji në Kosovë, ndërsa kënde të tilla informimi do të happen edhe në komuna tjera.

Gjatë përurimit të ‘EE Info-Këndit’ do të bëhen të ditura rezultatet e sondazhit për efiçiencën e energjisë.

Gjithashtu, informata më të hollësishme do të prezantohen për fushatën vetëdijësuese për efiçiencën e energjisëqë po zhvillohet në të gjithë Kosovën.

Zyrtarët e AKEE do të prezantojnë web faqen e re të zhvilluar me përkrahjen e UNDP-së.

Në të njejtën kohë AKEE do të informojë publikun për punën që po bëhet për të hartuar planet në nivel komunal të efiçiencës së energjisë, plane të cilat do t’i identifikojnë sektorët ku duhet intervenuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)