22 Dhjetor 2024

Hapet forumi energjetik ekonomik për regjionit të Detit të Zi

Sofje, 2 mars - Kryeministri bullgar Bojko Borisov hapi në Sofje një forum energjetik ekonomik kushtuar regjionit të Detit të Zi. Në fjalimin e tij Bojko Borisov siguroi se çdo hap i vendit, i lidhur me gazin dhe me energjinë elektrike, do të jetë me sanksion të BE-së.

Borisov shpjegoi se edhe ndërtimi i Centralit të dytë atomik në Belene duhet të realizohet në një transparencë të plotë. Nga ana e vet komisari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger nënvizoi rëndësinë e madhe të Bullgarisë për BE-në, për shtetet fqinje dhe për Rusinë për shkak të gjendjes së saj gjeostrategjike.

Kryeministri dhe qeveria duhet të marrin vendime serioze, të koordinuara me BE-në. Dëshira ime është që synimet tuaja të jenë në koordinim me politikën evropiane”, tha Jotinger. Ai shënoi se këtë vit janë marrë vendime shumë të rëndësishme sa i përket projektit për naftësjellësin “Nabuko”.

Gjatë disa javëve të ardhshme do të përgatitim një paraqitje teknike para vendeve nga BE-ja. Duam që të gjithë të kenë dobi nga projekti – si vendet, në të cilat ka instalime për gazin, ashtu dhe Rusia, si dhe vendet, përmes të cilave do të kalojë gazsjellësi.

Mendoj se pozita e Bullgarisë dhe ajo e BE-së sa u përket furnizimeve të gazit është e njëjtë, vuri në dukje Jotinger dhe shprehu shpresë se gjatë disa javëve të ardhshme e gjithë kjo do të diskutohet, që të bëhet një plan biznesi dhe Bullgaria dhe BE-ja të bashkëpunojnë, duke u përfshirë dhe sektori privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)