Hapet ekspozita për shkatërrimin e burimeve natyrore nga Mini hidrocentralet
Prishtinë, 5 qershor - Në Ditën Botërore të Mjedisit, SharaWatch, GAIA Kosovo and WWF Adria, me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë organizon një panel diskutimi me temë "Mini hidrocentrale - shkatërrim maksimal", dhe ekspozitë në Shtërpcë.
Ekspozita ndërkombëtare e karikaturave, do të trajtojnë shkatërrimin e burimeve natyrore në zona të rrezikuara me qëllim të ndërtimit të hidrocentraleve.
Përtej digës, përmes tubave, pranë ekskavatorit dhe peizazheve të shkatërruara, pikë-pikë, dhe organizatoret do takohen sot në restorantin "Lovac" në Shtërpcë.
Do të ekspozohen punimet e paraqitura në konkursin ndërkombëtar me temën: "Mini hidrocentrale - shkatërrim maksimal".
Do ju bëjmë të mendoni, mbase do të reagoni. Si? Vetëm ju e dini këtë, ose do ta zbuloni pasi të vizitoni ekspozitën.
''Një faturë e energjisë elektrike një deklaratë se keni lindur në një vend me lumë, një foto e ujit, një lumi, pika në celularin tuaj mund të shërbejnë si një biletë''.