25 Dhjetor 2024

Greqia me shpresa për naftë e gaz në Jon dhe Kretë

Athinë, 1 shkurt - Ministri grek i Mjedisit, Jorgos Maniatis tha se nga vlerësimi paraprak i të dhënave, rezulton se ka \"struktura interesante gjeologjike\", që tregojnë ngjashmëri të rëndësishme me strukturat analoge në zonat e njohura të prodhimit të naftës në vendet fqinje, si Italia dhe Shqipëria.

Ai bëri të ditur se interpretimi i të dhënave do të bëhet në muajt e ardhshëm, për të përcaktuar zonat më tërheqëse në aspektin e potencialit të naftës.

Sipas ministrisë, baza e të dhënave nën titullin “Greqia MegaProject”, përfshin 12 500 km2 linja të reja sizmike, 9 000 km2 ekzistuese dhe 9 000 km2, që do të kombinohen me të dhëna të tjera.

Me qëllim fund aktivizimin e interesit të investitorëve ndërkombëtar, z Maniatis iu dërgoi letër të gjithë ambasadorëve të huaj në Greqi, me thirrjen zyrtare për ndihmë institucionale, lidhur me mundësitë e investimeve në sektorin e naftës në këtë vend. mijë e 893 vetë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)