Greqia është shqetësuar për klimën dhe emisionet e dëmshme në Evropë
Athinë, 27 shtator - Greqia ra dakord me propozimet e Komisionit Evropian për pakësimin e emisioneve të dëmshme në kuadrin e BE-së deri në vitin 2030, për rritjen e përqindjes së burimeve të ripërtërishme energjetike dhe për rritjen e efikasitetit energjetik.
Në takimin e nivelit të lartë për ndryshimet klimatike të thirrur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun në Nju Jork, zëvendëskryeministri grek Evangelos Venizelos shprehu shpresë se në takimin në Paris vitin tjetër, ka të ngjarë që të arrihet marrëveshje për klimën.