Google hap centralin diellor më të madh në botë
Kaliforni, 18 shkurt - Nrg Energy Bechtel dhe Google kanë vënë në punë në Kaliforni centralin diellor termik më të madh në botë.
Centrali Ivanpah Solar Electric Generating System, në Kaliforni, është ndërtuar në shkretëtirën e Mojave pranë kufirit me Nevadën.
Bëhet fjalë për centralin diellor termik më të madh në botë. Ai përbëhet nga 173.500 pasqyra parabolike mbi të cilat përqëndrohet nxehtësia, e cila arrin deri në 530 gradë.