Gjysmë milioni shtëpi pa rrymë në SHBA dhe Kanada
Washington, 25 dhjetor - Mbi 500,000 shtëpi në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe juglindje të Kanadasë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së akulltë që ka goditur këto rajone në fundjavë.
Së paku 17 njerëz janë raportuar të vdekur të martën.
Punëtorët po bëjnë përpjekje të riparojnë problemet me energjinë elektrike, por zyrtarët paralajmërojnë se ato mund të zgjasin deri pas Festës së Krishtlindjes.
Temperaturat vazhdojnë të mbesin nën zero grad Celsius.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka thënë se stuhia është duke lëvizur drejt pjesës qendrore të Kanadasë.