Gjukaj nuk dëshiron të jap dorëheqje
Prishtinë, 11 mars - Udhëheqësi i Korporates Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Sa i përket dorëheqjes së tij, ai ka thënë se atë mund ta kërkoj vetëm ata që merren me biznesin e invertorëve dhe gjeneratorëve.
Unë e kam menduar këtë çështje shumë mirë, duke e parë se rëndësinë e detyrës që kryejmë, duke e parë që i shërbejmë 450 mijë konsumatorëve, kemi shtatë palë të interesi ndërkombëtare dhe vendore, unë e kam menduar dhe mendojë se vetëm një grup interesi mund të kërkojë dorëheqjen time dhe ekipit tim, ata janë që merren me biznesin e invertorëve dhe gjeneratorëve, ka thënë ai.
Nderkaq nga gjithsej 3804 ankesa të qytetarëve për faturat e janarit, janë shqyrtuar 3782. Nga ky numër, të aprovuara dhe pjesërisht të aprovuara janë 980 ankesa. Megjithëkëtë, thuhet se asnjë gabim nuk është bërë me qëllim.
Nga gjithsej 3804 ankesa të qytetarëve për faturat e muajit janar, janë shqyrtuar 3782. Nga ky numër, të aprovuara dhe pjesërisht të aprovuara janë 980 ankesa.
Megjithëkëtë, thuhet se asnjë gabim nuk është bërë me qëllim. Tek aprovimi thuhet të ketë pasur të ngarkuara me vlerë shtesë, regjistrime të reja, përshkrim jo të saktë të gjendjes, ndërrim të njehsorëve, lexim jo të saktë të cilat kanë ndodhur në muajt paraprak, futje jo e saktë e të dhënave dhe kalibrim apo informata shtesë.
Këto i ka raportuar të hënë drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj duke thënë se megjithëkëtë nuk do të jep dorëheqje, duke ironizuar me ata që e kërkojnë këtë, pasi dorëheqjen mund tia kërkojë vetëm ata që merren me biznesin e invertorëve dhe gjeneratorëve.
Gjukaj ka thënë se pas gjithë analizave edhe pse ka pasur mbifaturim, ai nuk ka qenë i qëllimshëm pasi ato janë gjëra tereni, që nganjëherë janë të pashmangshme.
Dhe gjithë analizat e tona tregojnë se nuk ka mbifaturim të qëllimshëm asnjë konsumatorë. Janë gjëra që ndodhin gjatë përshkrimit, gjana që ndodhin në teren për shkak të natyrave që i ceka më lartë por kemi edhe mënyra të tjera, nëse mund të them disa varen nga arsyet objektive dhe subjektive, kur flas për arsye subjektive tregova gjendja e njehsorëve sidomos në fshatra janë të paarritshme se oborret janë të rrethuara, por edhe gjatë marrjes së shënimeve që ndodh ndonjë gabim, ka thënë ai.
Kur ka folur për shkarkimin e katër menaxherëve në distriktin e Prishtinës, ka thënë se ata mund të ndodh që edhe të kthehen në punë, nëse nuk gjenden shkelje procedurale në raportin final, i cili KEK-ut i arrin të martën.
Mendojë se është parë e arsyeshme meqë numri më i madh i ankesave është në Prishtinë në mënyrë që të mos jenë të involvuar gjatë procesit, mundësit mos me interferu në proces derisa të del raporti. Raporti besojë është përfunduar dhe nesër kthehet... Nuk i di rekomandimet e raportit, nëse ai jep rekomandime dhe nuk gjend shkelje të ndonjë procedure të mundshme, në bazë të rekomandimeve do të merren vendimet konform udhëzimeve që janë në fuqi, ka thënë ai.
Gjukaj sërish u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë ankesa që ato ti dorëzojnë nëpër zyrat përkatëse për ankesa të KEK-ut në gjithë territorin e Kosovës.
Numri i ankesave për faturat e janarit kanë qenë 3804 ankesa, nga to 2512 në Prishtinë, 212 në Prizren, 349 në Pejë, 396 në Ferizaj, 108 në Gjilan, 77 në Gjakovë, 150 në Mitrovicë. Të shqyrtuara gjithsej 3782, nga të cilat të aprovuara dhe pjesërisht të aprovuara 980.