Gjilani vazhdon aksionin masiv për pastrimin e qytetit
Gjilan, 10 prill – Komuna e Gjilanit do të vazhdoj aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, duke përfshirë këtu shkollat, institucionet shëndetësore, kompanitë regjionale, FSK-në, zjarrfikësit, për të pastruar rrugët kryesore, pastaj largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor.
Në fazën e parë është e paraparë largimi i mbeturinave dhe pastrami i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjëve dhe zgjerimin e gjelberimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim nëpër të gjitha lagjet në qytet me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë konfirmimin nga kompania Ekohigjiena, Hidromorava, pastaj konfirmimin e angazhimit të nxënësve të shkollave të mesme dhe nxënësve të klasave të nënta, punëtorëve të tregut, zjarrëfikësve, pastaj përfshirjen e FSK-së, këshillave të lagjeve e fshatrave, dhe qytetarët vullnetarë, për veprim në lokacionet e ndryshme, të gjithë së bashku, për krijimin e një ambient të pastër dhe të gjelberuar.