26 Dhjetor 2024

Gjilani nënshkruan marrëveshje me AKK dhe GIZ për efiçiencën e energjisë

Gjilan, 13 shkurt - Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave (AKK) të Kosovës për bashkëfinancimin e projektit “Intervenimin me masa inavative të eciçiencës së energjisë në shkollën “Vesel Muja”, te Mihirt, ku merr pjesë edhe organizata gjermane GIZ.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, kryetari Haziri së bashku me menaxherin e projektit në kuadër të AKK-GIZ, Arsim Osmani, kanë vizituar shkollën, për t’ua kumtuar lajmin për investimet atje, në vlerë prej afro 50 mijë euro.

“Sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmit, sistemi i ventilimit e ndriçimi janë pjesë e këtij programi. Pra, stufat në këtë shkollë do të marrin fund dhe jam shumë i lumtur me këtë. Faleminderit AKK’së dhe GIZ për mbështetjen. Urime për këtë projekt të rëndësishëm”, ka thënë kryetari Haziri.

Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka deklaruar se nga katër projektet e kësaj natyre që ky institucion se bashku me GIZ i ka fituar, është edhe për shkollën “Vesel Muji”, lidhur me masat inovative në fushën e efiçiencës së energjisë.

“Ky projekt, në fakt, nuk po vjen prej Prishtinës, por po i kthehet Gjilanit sepse kryetari Haziri ka qenë themelues i Asociacionit të Komunave të Kosovës gati dy dekada më parë. Besoj që stafi dhe nxënësit do të përfitojnë shumë nga ky projekt”, ka thënë Osmani.

Drejtori i kësaj shkolle, Ajvaz Beqiri, ka deklaruar se kanë qenë mjaftë keq me infrastrukturë sa i përket sistemit të ngrohjes, duke shtuar se ky projekt ka qenë jashtëzakonisht i mirëpritur për stafin dhe nxënësit, dhe do të ndikojë në ngritjen e cilësisë.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)