29 Dhjetor 2024

Gjilani me marrëveshje për impiantin dhe ujërat e zeza

Gjilan, 13 maj - Komuna e Gjilanit ka shkaktuar progres në të gjitha fushat, ndërsa detyrë e bordit mbetet që brenda këtij viti të kryhen hartat zonale, e cila është edhe baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik, që këto vitet e fundit është dominante industria e ndërtimit, mirëpo duhet bashkërisht të punojmë edhe në fushën e agro-biznesit.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve të mbajtur të hënën.

Haziri ka thënë se lajm shumë i mirë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e madh që nënkupton investimin në trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët dhe impiantin në Komunën e Gjilanit, e që janë grant nga Banka Evropiane për Zhvillim, ndërsa garantues është Qeveria e Kosovës.

“Është projekti i fundit i madh të cilin kemi arritur ta buxhetojmë, sepse me buxhetin e vitit 2019, ne kemi buxhetuar të gjitha projektet tjera që lidhen me infrastrukturë për ndërtimin e rrugëve, infrastrukturë nëntokësore, pastaj investimin në institucionet shëndetësore, kulturore e deri te ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Sot nuk ka asnjë projekt madhor të pa buxhetuar. Autostrada, si projekti më kapital, pastaj impianti i ujërave të zeza në vlertë prej 35 milionë euro, deri tek rrugët e fshatrave dhe vendbanimeve që nga Burinca, Bukoviku, Kokajt, pastaj lagjet e vogela si Jabuqët në Livoç të Epërm, Shasivart në Bresalc dhe vendbanime të tjera që ne kemi marrë zotime dhe i kemi vendosur në kuadër të programit”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se lajmi tjetër i mirë për qytetarët e Gjilanit është nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 7.1 kilometra dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, që krijohen lidhje të shpejta dhe standarte Komunat fqinje.

Gjithashtu, sipas Hazirit, trajtimi i pronës komunale (uzurpatorëve), objekteve të komunës, lokaleve që Komuna i ka dhënë në shfrytëzim, e deri te gjelbrimi dhe pastrimi i ambientit, do të trajtohen me kujdes dhe gjithmonë në kuadër të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve.

Kryetari Haziri gjithashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që kanë qenë lojal gjatë gjithë kohës dhe mbështetës të politikave qeverisëse të Gjilanit, sikurse edhe për pagesa të taksave, duke shënuar rekorde në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)