22 Dhjetor 2024

Gjilan, KEK-u sfidon kryeministrin, vazhdon shkyçjet kolektive

Prishtinë, 26 mars - Mëgjithë atë që dje deklaroi kryeministrit Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, drejtuar KEK-ut, që t’i ndërprerë shkyçjet kolektive të rrymës, ndërprerja e tillë e rrymës ka vazhduar në komunën e Gjilanit, duke i dënuar kështu edhe konsumatorët që rregullisht paguajnë energjinë e shpenzuar.

Për shkyçje të tilla kolektive, që kanë zgjatur nga e hëna, pakënaqësinë e tyre i kanë shprehur banorët e fshatit Pogragjë, të cilët thonë se shumica i përgjigjen obligimeve dhe se është e padrejtë që për hir të atyre që nuk paguajnë të ndëshkohen të gjithë qytetarët pa dallim.

Zyrtarë të KEK-ut në Gjilan, thanë të premten se shkyçje kolektive gjatë këtyre ditëve ka pasur në qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat, Pasjak, Cernicë, Uglar, Pogragjë, Llovcë, Bilinicë, Sllubicë e Stublinë, madje në disa lokalitete si në Pogragjë e Uglar, është dashur intervenimi i policisë për shkak të problemeve që qytetarët e pandershëm madje ata që janë borxhlinj, po i shkaktojë rrjetit elektrik, pas ndërprerjeve të rrymës në shenjë revolte.

Banorët e fshatit Pogragjë si Sabri Salihu, Bashkim Mustafa, Driton Aliu e shumë tjerë, të cilëve pa të drejtë u është ndalur rryma nga e hëna, thonë se KEK-u me veprime të tilla po i fyen qytetarët e ndershëm. Ata thanë se KEK-u në bashkëpunim me policinë të merret me qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike dhe që kanë me mijëra euro borxhe dhe t’i lënë të qetë ata qytetarë që obligimet e tyre i kryejnë rregullisht.

Pakënaqësinë dhe revoltën e tij me veprimet e tilla të KEK-ut ka shprehur edhe Shemsedin Jashari, pronar i një vetëshërbimi të madh në këtë fshat, duke theksuar se atij mund t’i shkaktohen mijëra euro humbje.

Ai dhe banorët tjerë të Pogragjës, i bënë thirrje qeverisë dhe kryeministrit, që të ushtrojnë presionin e tyre dhe madje edhe me vendim, t’ia ndalojnë KEK-ut shkyçjet kolektive.

/ksl/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)