Gjigantët energjetikë janë duke konkurruar për licenca gazi në Qipro
Nikozia, 30 korrik - Disa gjigantë energjetik, si Eksonojl (Amerika), Statojl (Norvegjia) dhe Katar Petroleum janë ndër emrat e kompanive dhe të konsorciumeve, të cilët dorëzuan dokumente për pjesëmarrje në etapën e katërt të ankandit për marrjen e licencave për studimet e gazit në rajonin e tri blloqeve në ishullin e Qipros.
Sipas vlerësimeve, me tërheqjen e kompanive të rangut të tillë Nikozia e ka arritur qëllimin e saj. Potenciali i gazit në rajonin e Mesdheut të Lindjes bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi para pak kohe atje u zbulua gaz në ujërat egjiptiane dhe në ato izraelite. Para pak kohe kompania italiane Eni bëri të ditur se po fillon studime të gazit në bregdetin jugor të Qipros.