Gjermania planifikon ta mbështes Kosovën në sektorin e energjisë
Prishtinë, 25 mars - Gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare mbi bashkëpunimin zhvillimor politik, të cilat u mbajtën më 25 mars në Prishtinë qeveria gjermane u zotua për mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit më të ri në Evropë, në mënyrë për të përmirësuar kushtet e jetës dhe për të përparuar në afrimin me BE-në.
Delegacionet e të dyja vendeve janë pajtuar për të forcuar bashkëpunimin në fushat e nxitejes së punësimit të të rinjve, sundimit të ligjit, arsimit, si dhe energjisë dhe asgjësimin të ujërave të zeza. Kosultimet u mbajtën në kuadër të jubileut të pesëmbëdhjetë të bashkëpunimit gjermano-kosovar.
Në sektorin e energjisë Gjermania planifikon mbështetjen e qeverisë kosovare me mjete shtesë për ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të transmisionit të rrymës, ashtu që popullata të mund të përfitojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe që njëkohësisht të jepet edhe një kontribut në integrimin e tregut kosovar në tregun evropian të energjisë.
Mjetet për ndërtimin e një impjanti për trajtimin e ujërave do të shtohen. Nëpërmjet kësaj do të jepet një kontribut i madh në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetës për popullatën kosovare.
Arsimi luan një rol kyç në zhvillimin social dhe ekonomik. Për këtë arsye është paraparë që në kuadër të një faze të re të projektit të mbështeten me mjete shtesë planet aktuale në fushën e arsimit themelor.
Nëpërmjet bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e financave publike është paraparë përmirësimi i sundimi të ligjit. Në këtë kuadër do të mbështeten institucionet kosovare me qëllim që në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane të ketë një angazhim në të mirë të popullatës.
Papunësia e të rinjve paraqet një problem të madh në Kosovë. Brenda një plani të ri është paraparë që të rinjve tiu lehtësohet kalimi nga shkollimi në hyrjen në tregun e punës.
Gjermania është një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në Kosovë. Që nga fillimi i bashkëpunimit, në vitin 1999 qeveria gjermane ka investuar rreth 420 milionë euro në kuadër të angazhimit të susksesshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.