Gjermania mbyll centralet bërthamore brenda vitit 2022
Berlin, 31 maj - Brenda vitit 2022, Gjermania do të heqë dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore. Ky është vendimi i marrë nga koalicioni qeverisës në Gjermani.
Deri tani, janë në punë 17 centrale bërthamore në Gjermani. Pas incidentit bërthamor në Fukushima, u pezullua puna në 7 centrale. Sipas parashikimit, 10 centrale të tjera do të mbyllen brenda vitit 2021.
Ndërkohë në 3 centrale puna mund të zgjatet edhe më një vit, në situatën e mungesës së energjisë elektrike.
Koalicioni i qeverisës në Gjermani e morri këtë vendin nën presionin e medias, pas incidentit në centralet bërthamore të Japonisë.
Tani në Gjermani, një e katërta e sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike vjen nga reaktorët bërthamorë.