25 Dhjetor 2024

Gjermania e gatshme për partneritet të ngushtë ekonomik me Kosovën

Berlin, 11 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka vazhduar edhe sot takimet në kuadër të vizitës në Berlin të Gjermanisë. Sot ai është pritur në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë me ç’rast është takuar me znj.Claudia Dorr-Voss – Drejtoreshë e Përgjithshme për Politika Evropiane si dhe me z.Helge Tolksdorf – Drejtor për politika te zgjerimit të BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqi.

Gjatë takimit ministri Ismajli ka njoftuar partnerët gjermanë për zhvillimet e përgjithshme në fushën e ekonomisë të Kosovës me theks të posaçëm për projektet kapitale në energji, respektivisht progresin e shënuar në projektin e TC Kosova e Re, por edhe për projekte të tjera.

Zyrtarët gjermanë kanë falënderuar ministrin Ismajli për punën e tij dhe kanë inkurajuar për vazhdimin e ritmit të deritashëm, sidomos në projektet si Kosova e Re, Trepça, Brezovica.

Ministri Ismajli theksoi faktin se duke qenë të vetëdijshëm për konkurrencën për thithjen e investitorëve potencialë, Kosova do të bëjë çdo gjë që është në mundësinë e saj për të krijuar kushte të favorshme për ardhjen e tyre, me çka promovohet dhe ecet përpara me zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim kreu i MZHE-së theksoi se pret dhe vlerëson angazhimin e Qeverisë dhe të kompanive gjermane në Kosovë.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)