Gjermania dhe BE fillojnë bisedimet mbi tranzitin e gazit Rusi-Ukrainë
Berlin, 18 korrik - Gjermania po kryeson hapjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Rusisë dhe Ukrainës për tranzitin e ardhshëm të gazit rus përmes Ukrainës.
Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe nënkryetarin e Komisionit Europian.
Gazsjellësi rus që kalon përmes Ukrainës për në BE ka sjellë të ardhura për Ukrainën, por edhe fërkime të vazhdueshme me Moskën.
Projekti i gazsjellësit "Nord Stream 2" - i kundërshtuar nga ShBA-ja - ka shpeshtuar mosmarrëveshjet, pasi ai transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.
Altmaier parashikoi bisedime të vështira, por me besim se ka zgjidhje të mundshme.