23 Dhjetor 2024

Gjermanët shtojnë kursimin e energjisë elektrike

Berlin, 4 janar - Çmimi i shtrenjtë i energjisë elektrike është problemi më i madh me të cilin ndeshen qytetarët në Gjermani në këtë fillim të vitit 2013.

Në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimit të energjisë vjet, shumica e familjeve gjermane kanë zgjedhur kursimin si mjetin kryesor të përballimit të kësaj rritjeje.

Sipas një raporti sondazhi të agjencisë gjermane DEKRA, qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të kursyer energjinë: 46 % e ulin temperaturën e brendshme të shtëpisë duke u veshur më trashë, 40 % e kanë pakësuar numrin e dhomave që ngrohin, 86 % kursejnë energjinë elektrike gjatë gatimit, ndërsa 42 % të tjerë e kanë ndryshuar ose pritet ta ndryshojnë kompaninë që i furnizon me gaz dhe energji elektrike, duke zgjedhur një më të lirë.

Përveç kësaj, 63 % e të intervistuarve mendojnë se arsyeja kryesore për ngritjen e çmimit është politika tranzitore energjetike në Gjermani.

Sipas kësaj politike, qeveria gjermane planifikon të mbyllë të gjitha stacionet bërthamore në vend rreth vitit 2022, duke u mbështetur kryesisht në përdorimin e energjisë së përtëritshme, si asaj të erës dhe të diellit.

Megjithatë, tre të katërtat të gjermanëve e përkrahin këtë politikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)