25 Dhjetor 2024

Gjermanët do të vazhdojë mbështetjen e projekteve në Kosovë

Prishtinë, 26 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, KfW-së dhe GIZ, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme ekonomike dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ministri Ismajli me këtë rast ka falënderuar palën gjermane për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës sidomos në sektorin e energjisë dhe ujit, duke ri-theksuar interesimin e Qeverisë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, ndërsa nënvizoi nevojën e vendit për mbështetjen përmes formave e projekteve me hua të buta dhe me kredi sa më të favorshme.

Kreu i MZHE-së, informoi palën gjermane me stadin e zhvillimit të projekteve energjetike si linja e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, TC Kosova e Re, projektet në shfrytëzimin e BRE-ve, rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe projektet për ngritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë.

Ministri Ismajli kërkoi nga pala gjermane një mbështetje më të madhe për projektin e TC Kosova e Re, i cili tashmë ka mbështetjen e Bankës Botërore, BERZH, etj, ndërsa shtoi se do të mirëpriste një studim të përbashkët me KfW-në për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të furnizimit me ujë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e palës gjermane vlerësuan nivelin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, duke theksuar gatishmërinë që të mbështesin vendin në shfrytëzimin e resurseve që ka, duke gjetur mënyrat sa më racionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)