Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil
Prishtinë, 16 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.
Sipas IHK-së gjatë këtyre diteve do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.
Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.
Dita e hënë do ti shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.