Gjatë pesë ditëve të ardhshme do të vijoj mot kryesisht i ngjashëm
Prishtinë, 9 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të vijoj mot kryesisht i ngjashëm.
Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.