Gjatë kësaj jave moti parashihet me ngritjen e temperaturave maksimale
Prishtinë, 4 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së fushat me presion të lartë atmosferik të cilat do të jenë prezent gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.
Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike sipas IHK-se do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi.