Gjatë kësaj jave do të mbaj mot relativisht i ngrohtë
Prishtinë, 14 shkurt - Në parashkimin e motit për këtë javë, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike.
IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë.
Ndërkaq sipas IHK-së të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.
IHK bën të ditur se do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.