Gjatë kësaj jave do të këtë rritje të lehtë të temperaturave
Prishtinë, 11 maj - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në fushat termike sipas IHK-se parashihet rritje të lehta në të dy vlerat ekstrem.
Nuk parashihet të ketë reshje pos ndonjë rige të izoluar. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.