Gjatë javës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët
Prishtinë, 11 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve te ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte sipas IHK-se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësiarat të mërkuren kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.
Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellur me reshje shiu dhe bore.