Gjatë javës do të mbajë mot me borë dhe temperatura te ulëta
Prishtinë, 18 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.
Nga e mërkurja e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell, por të ftoht.
Kjo si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.
Temperaturat minimale parashihet të bijnë deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.