Gjatë javës do të mbaj mot kryesisht me diell, por i freskët
Prishtinë, 24 shtator - Në parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së do të mbajë mot kryesisht me diell por i freskët.
Dita e hënë mbetet nën dominimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent gjatë gjithë muajit , por nga dita e martë masat e freskëta të ajrit me origjinë nga veriu do të ndikojnë dukshëm në prishjen e këtij ekuilibri termik, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri në 2 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave deri në zero gradë Celsius.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-23 gradë Celsius,, përjashtuar ditën e hënë ku vlerat termike mbesin të larta si në ditët paraprake.
Amplitudat në fushat termike mbesin të mëdha , por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi deri 11m/s.