Gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në pjesën veriore të Dukagjinit të enjten do të ketë mundësi për riga afatshkurta të shiut, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.
Vranësira të pakta pritet të ketë vetëm për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet mbrojtja nga rrezet direkt të diellit prej orës 9-17.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.