Gjakova serish pa furnizim me energji elektrike
Gjakovë, 31 korrik - Kompania kosovare per distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) ka njoftuar se në Gjakovë serish probleme në rrjetin e KOSTT, një pjesë e qytetarëve pa furnizim me energji elektrike.
\"Për shkak të disa problemeve në stabilimentet e NS 110/ 35 kV Gjakova 1 te operatorit të transmisionit KOSTT, në disa pjesë të qytetit të Gjakovës është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nga oret e hershme te mengjesit\", thuhet në njoftimin e KEDS.
\"Nga KOSTT jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rregulluar problemin në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor.\"