Gjakova përfituese e programit të energjisë efiqiente
Prishtinë, 22 janar - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët në Prishtinë ku është nënshkruar granti dhe kredia e butë në vlerë totale prej 7 mil Euro, financim i përbashkët në mes të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.
Komuna e Gjakovës është njëra nga katër komunat pilot krahas, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajit, për programin e Energjisë Efiqiente nga Banka Gjermane për Zhvillim, BE dhe Qeveria e Kosovës.
Kryetarja Kusari Lila ka theksuar se ky fond është i dedikuar për përmirësimin e masave për energji efiqiente (izolime, sisteme të ngrohjes/ftohjes) për ndërtesat publike komunale (shkolla dhe kujdes primar shëndetësor).
Ndërsa, për Gjakovën parashihen afërsisht 1 milion Euro investime në shtatë objekte shkollore dhe QKF-ja të përzgjedhura nga Komuna e Gjakovës.
Implementimi i këtij projekti do të filloj këtë vit.