23 Dhjetor 2024

Gazsjellesi South Stream shkon drejt Kroacisë

Zagreb, 18 janar - Kompania ruse "Gazprom" dhe ajo kroate "Plinacro" nënshkruan në Zagreb planin e realizimit të projektit "South Stream".

Bëhet fjalë për ndërtimin e një degëzimi që lidh tubacionin qendror të "South Stream" me Kroacinë me një vlerë prej 60 milionë dollarë.

Plani parashikon krijimin e sipërmarrjes së përbashkët “South Stream Croatia” me kapital të barabartë të kompanive “Gazprom” dhe "Plinacro".

Detyra e sipërmarrjes në fjalë do të jetë ndërtimi i tubacionit të gazit brenda periudhës kohore 2013-2015 nga qyteti i Sotin deri në kufirin me Serbinë.

Kapaciteti i tubacionit do të mundësojë transportimin e 2.7 miliardë m3 gazi natyror në vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)