Gazsjellësi South Stream kalon në Kroaci
Moskë, 3 mars - Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se gjatë një takimi mes kryeministrave të Rusisë dhe Kroacisë në Moskë, Kroacia nënshkroi një marrëveshje për sa i përket kalimit të gazsjellësit ruso-italian ''South Stream'' në territorin e saj.
Marrëveshja për kalimin dhe përdorimin e gazsjellësit në territorin kroat u nënshkrua nga ministri rus i Energjisë, Serguei Chmatko dhe homologu kroat Djuro Popijac në prani të kryeministrave rus, Vladimir Putin dhe kroat Jadranka Kosor.
"Siç e dini, projekti ka marrë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare ku Bullgaria, Hungaria, Greqia, Serbia dhe Sllovenia i shtohen realizimit të këtij projekti. Në mënyrë të veçantë dhe kryesisht kjo i përket stabilitetit të livrimit energjetik në Evropë dhe avantazheve ekonomike për çdo pjesëmarrës'', deklaroi Putin.