22 Dhjetor 2024

“Gazsjellësi Islamik” sfidon tubacionin “Nabucco”

Teheran, 1 gusht - Irani, Iraku dhe Siria nënshkruan memorandumin mbi ndërtimin e tubacionit të gazit. Baza e rezervave të tij do të jetë vendburimi South Pars në Iran.

Parashikohet shtrimi i tubacionit nëpërmjet territorit të Iranit në Siri në tej në Liban dhe Evropë nëpër fundin e Detit Mesdhe.

Tubacioni tashmë është pagëzuar me emrin “Gazsjellësi Islamik” (“The Islamic Pipeline”). Dhe, duhet thënë, se në Teheran ofuan menjëherë trajtimin e tij si një alternativë të “Nabucco”.

Pas nënshkrimit të memorandumit mbi shtrimin e “Gazsjellësi Islamik” Kreu i Kompanisë shtetërore iraniane të gazit NIGC Jawad Oji deklaroi, se vendburimi South Pars zotëron një vëllim rezervash prej 16 trilionë metra kub gaz.

Ky, sipas fjalëve të tij, është burim i sigurt, i besueshëm furnizimesh dhe kusht i domosdoshëm për ndërtimin e gazsjellësit, avantazhe këto që i mungojnë “Nabucco”.

Ai njoftoi gjithashtu, se partnere e Iranit, Irakut dhe Sirisë në këtë projekt do të jetë Turqia, me të cilën ekzistojnë tashmë marrëveshje të shkruara për këtë qëllim.

BE e distancoi Iranin nga “Nabucco” vitin e kaluar duke vendosur sanksione në përgjigje të zhvillimit nga Teherani të programit të tij bërthamor. Prandaj ai vendosi të hyjë në projektin e ri.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit rus të Sigurisë Energjetike Kombëtare Konstantin Simonov kështu e komentoi këtë projekt:

Gjithkush e kupton për mrekulli se çfarë rreziqesh politike janë të lidhura me Iranin. Dihet gjithashtu se BE vendosi sanksione të rrepta ndaj Iranit.

Prandaj, natyrisht, nuk ekzistojnë arsye për ta marrë seriozisht në konsideratë variantin e ndërtimit të gazsjellësit nga Irani.

Bile më tepër se kaq, ai as që do të fillojë së ndërtuari, sepse për këtë qëllim duhen shumë para. Irani dhe Siria nuk kanë mjete të tilla financiare, ndërsa burimet e jashtme nuk do tu japin atyre të holla.

Kostoja e projektit në fjalë llogaritet në 10 miliardë $. Por në qoftë se ai do të realizohet megjithatë në jetë, atëhere Evropa do të marrë deri në 40 miliardë metra kub gaz në vit. Ky vëllim është 1/3 më shumë nga ç’planifikon të marrë Bashkimi Evropian prej “Nabucco”.

Ekspertët nuk përjashtojnë edhe mundësinë e bashkimit në perspektivë të Katarit me “Gazsjellësi Islamik”.

Në qoftë se do të përjashtojmë faktorët politikë, ky projekt mund të konsiderohet me të vërtetë shumë premtues.

Sipas idesë, gazsjellësi do të vihet në shfrytëzim aty nga viti 2016. Kontrata përfundimtare, siç shpresojnë në Iran, duhet të nënshkruhet deri në fund të këtij viti. Planifikohet që në ndërtimin e këtij gazsjellësi të marrë pjesë edhe kapitali privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)