22 Dhjetor 2024

Gazsjellësi i ri në Azi

Turkmenistan, 14 dhjetor - Turkmenistani ka hedhur një tjetër hap për linjën e tubacionit, që do të furnizojë me gaz natyror Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë.

Autoritetet e këtyre 4 vendeve u takuan në kryeqytetin Ashkabat dhe hodhën firmat mbi marrëveshjen kornizë për gazsjellësin në fjalë.

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov, deklaroi se linja e tubacionit do të jetë gjithsej 1.735 km e gjatë dhe drejt këtyre vendeve do të transportojë 33 miliardë metër kub gaz natyror në vit.

Edhe Kreu i Shtetit të Afganistanit, Hamid Karzai, vuri në dukje se këtë projekt, që do të kontribuojë jashtë mase për zhvillimin e ekonomisë së vendit të tij, do ta mbështesin me të gjitha mundësitë që kanë në dorë.

Ndërsa Presidenti pakistanez, Asif Ali Zerdari, tërhoqi vëmendjen se pengesa më e madhe për realizimin e projektit, që do të luajë rolin e motorit në zhvillimin e rajonit, është burimi financiar.

Nga ana e tij, Ministri indian për Naftë dhe Gaz Natyror, Murli Deora, theksoi se India, vend ky që po zhvillohet me një shpejtësi marramendëse, çdo ditë ka nevojë për 38 milionë metër kub gaz natyror në ditë, sasi kjo shënon rritje nga ditë në ditë.

\"Prandaj ne kërkojmë që ky projekt të vihet në jetë sa më parë\", tha Deora.

Më pas u hodhën firmat mbi marrëveshjen për vënien në jetë e projektit të linjës gazsjellëse.

Marrëveshja kornizë u nënshkrua nga Kryetarët e Shteteve të Turkmenistanit, Afganistanit dhe Pakistanit, si dhe nga Ministri i Indisë për Naftë dhe Gaz Natyror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)