Gazprom synon 15 për qind të tregut global të gazit natyror
Moskë, 29 qershor - Kompania energjetike ruse \"Gazprom\" ka si qëllim rritjen e aktiveve të saj në tregun global të gazit natyror të lëngëzuar deri në 15 për qind, njoftoi Kreu i kompanisë Aleksei Miller.
Miller gjithashtu theksoi se në vitin 2012 \"Gazprom\" e rriti përvojën e vet të punës në tregun e gazit natyror të lëngëzuar, duke kryer operacione të ndryshme tregtare.