Gazprom planifikon shtrirjen në Shqipëri
Tiranë, 6 mars - Korporata ruse, Gazprom Neft e kontrolluar nga shteti, tha se një nga degët e saj ka në plan të rrisë interesat e saj të biznesit në Shqipëri dhe Greqi dhe të analizojë fillimin e operimit në Angolë.
Revista e korporatës së Gazprom Neft ka shkruajtur se dega e saj në Serbi, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) do të udhëheqë planet e zgjerimit.
NIS ka thënë se do të zhvillojmë biznesin në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, meqë kjo do të ishte një detyrë e paarritshme po që se do të ndërmerrej vetëm nga NIS.