Gazprom përgatitet të zgjerojë praninë e vet në Argjentinë
Moskë, 6 gusht - Kompania ruse e gazit Gazprom mund të rifillojë negociatat mbi përfshirjen e saj në projektet gjermane të gazit "Wintershall" në Argjentinë.
Siç njoftoi një burim në këtë kompani, transaksioni mund të realizohet në kuadër të shkëmbimit të aseteve midis kompanisë Gazprom dhe koncernit "BASF", të cilit i përket "Wintershall".
Në nëntor të vitit të kaluar "BASF" dhe Gazprom nënshkruan një marrëveshje detyruese ligjore themelore mbi shkëmbimin e aseteve.