Gazprom nënshkroi në Serbi marrëveshje për furnizimet e gazit
Beograd,, 28 mars - Dje në Beograd Presidenti i SHA Gazprom, Aleksei Miller, nënshkroi dy kontrata për furnizimin e gazit rus në Serbi për një periudhë deri në vitin 2021.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë së Rusisë, sipas këtyre marrëveshjeve Serbisë i garantohet furnizimi vjetor me gaz natyror deri në vëllimin 5 miliardë metra kub.
Përparësitë kryesore të marrëveshjeve janë mungesa e gjobave dhe mundësia e uljes së mëtejshme të kostos së gazit.
Para kësaj Aleksei Miller zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.