Gazprom dhe Naftogaz nuk do të bashkohen
Kiev, 26 tetor - Kryeministri ukrainas Mikolla Azarov hodhi poshtë bashkimin e gjigantit energjetik rus Gazprom dhe kompanisë shtetërore ukrainase të naftës Naftogaz, por e përshëndeti idenë për investime të përbashkëta në zhvillimin e burimeve të gazit, transmeton Ria Novosti.
Ideja për bashkimin e dy kompanive ishte ngritur në prill të këtij viti nga kryeministri rus Vlladimir Putin. Dy kompanitë bashkë do të punonin në burimet në rajonin Astrakan në jug të Rusisë dhe në rajonin Jamall në Arktikun rus.
Azarov sqaroi se bashkimi i të pamundshmes për shkak se me hapin e tillë në momentin kur kompanitë kanë kapitalizim jokompatibil është më shumë marrje përsipër sesa bashkim. Asnjë shtet që posedon një pronë të këtillë të vlefshme, siç është sistemi për transportin e gazit, nuk do të pajtohej me një bashkim të tillë, sqaron Azarovi.
Drejtori ekzekutiv i Gasprom-it projektet e përbashkët i vlerësoi si hap i parë drejt konsolidimit të plotë. Rusia, sipas tij, do të kontribuonte me burimet e veta, derisa investimi i Ukrainës do të ishte sistemi i saj për transport të gazit.