Gazorom blen termocentralit elektrik Marcinelle në Belgjikë
Shën Petersburg, 22 qershor - Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut \"Gazprom\" nënshkroi një memorandum me kompaninë italiane Enel për blerjen e termocentralit elektrik Marcinelle në Belgjikë, i cili është në pronësi të kompanisë italiane.
Kapaciteti i termocentralit elektrik është rreth 400 MW. Sipas të dhënave jozyrtare shuma e kërkuar për blerjen e TEC-it është 200 milionë euro.
Marrëveshja do ti mundësojë \"Gazprom-it\" garantimin e kërkesës suplementare për gaz në Europë, tha Drejtori i Departamentit analitik të kompanisë investitore \"REGION\" Valeri Vaisberg.