Gazi, Rusia ngrit çmimin për Turqinë
Tripoli, 27 mars - Nga tema e energjisë e diskutuar në vizitën e zhvilluar javën e shkuar në Rusi në kryesinë e Kryeministrit Erdoan, ka ardhur një lajm i keq. Ministria e Jashtme turke, nga tryeza e negociatave të gazit natyror rus, u ngrit me rritje çmimi.
Turqia para disa kohësh kishte kërkuar nga Rusia që ti zbatonte edhe asaj ulje çmimi në gaz natyror siç bën për vendet e Bashkimit Evropian. Për Turqinë, e cila kishte filluar negociatat në këtë temë, vizita e javës së kaluar në Rusi, përmbante një rëndësi të madhe.
Por kërkesa e Turqisë për ulje çmimi, përfundoi me një rritje çmimi prej 10% që do të zbatohet duke filluar nga data 1 janar 2011.
Rusia para disa kohësh kishte rinovuar marrëveshjen aktuale me vendet e Evropës, për shkak të krizës globale dhe pakësimit të konsumimit të gazit natyror, dhe kishte rishikuar formulat e përcaktimit të çmimeve.
Për këtë arsye, ishte siguruar edhe një ulje rreth 15% të gazit natyror rus kundrejt vendeve evropiane. Turqia kishte filluar negociatat pasi nuk merrte pjesë në listën e reduktimit të çmimeve të Rusisë.
Por Rusia nuk hodhi hap prapa dhe rritja e çmimit që fillonte në datën 1 janar 2011 vazhdon ende. Turqia i paguan Rusisë 352 dollarë për një metër kub gaz natyror që merr nga ky vend.