Gazi azerbajxhanas është i pamjaftueshëm për të ngrohur Europën
Baku, 21 shtator - Azerbajxhani do të bjerë dakord me Europë ku do të nënshkruajnë një marrëveshje me konsumatorët europianë për furnizimet me gaz nga zonen e dytë e vendburimit \"Shah-Deniz\".
Dihet tashmë se gazi natyror do të kalojë nëpër tubacionet e gazsjellësit transadriatik (Trans-Adriatic Pipeline - TAP), ndërtimi i të cilit tani është në kulmin e tij.
Gazi nga vendburimi \"Shah-Deniz\" do të kalojë në gazsjellësin TAP në ndërtim e sipër nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik në jug të Italisë dhe pastaj në Europën Perëndimore.
TAP do të konkurrojë me \"South Stream-in\" e Gazprom. Mirëpo, për shkak të reduktimit të furnizimit të Europës me gazin që vjen nga vendet e tjera, si për shembull Algjeria, vendi në këtë treg është i mjaftueshëm për të gjithë.
Vendburimi \"Shah-Deniz\", që ndodhet në jugperëndim të Detit Kaspik pranë Bakusë, shfrytëzohet tashmë që nga viti 2006. Rezervat e tij arrijnë në më shumë se një trilion m3 kub gaz.
Gazi i nxjerrë në fazën e parë shkon nëpërmjet tubacionit Baku-Tbilisi-Ceyhan në Turqi.
Për ndërtimin e gazsjellësit të dytë \"Shah-Deniz\" po punojnë disa kompani të naftës dhe gazit. Midis tyre janë kompania azerbajxhanase SOCAR, britanikja BP, francezja Total, norvegjezja Statoil dhe operatori më i madh i gazit tranzit në Europë - Fluxys.
Pas përfundimit të ndërtimit nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline do të kalojnë 10 miliardë m3 gaz në vit me një mundësi zgjerimi të fluksit deri në 20 miliardë.
Po të bëjmë një krahasim, fuqia e \"South Stream\", i cili është planifikuar të vihet në punë brenda dy vjetëve, do të jetë tre herë më e madhe - 63 miliard m3 gaz. Komenton Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit rus të Sigurisë Energjetike Kombëtare Konstantin Simonov:
- Në tregun europian do të kalojnë vetëm 10 miliardë m3 gaz, ky është një vëllim qesharak. Për më tepër, në qoftë se do të shikojmë çmimin aktual të gazit rus - ai do të ishte më i lirë. Ritmi i ndërtimit të degës së dytë është i ngadaltë.
Azerbajxhani ka një marrëdhënie shumë të komplikuar me British Petroleum, vazhdimisht shtyhen afatet e vënies në punë të degës së dytë (të gazsjellësit TAP). Azerbajxhani flet për vitin 2018, por kjo është e pamundur. Le të flasë më mirë për vitet 2021-2022 .
Perspektivat për gazin azerbajxhanas në Europë ekzistojnë, atje me të vërtetë janë duke pritur fillimin e furnizimit.
Mirëpo ende nuk ka informata të sakta në lidhje me çmimin e gazit. Studimet e fazës së dytë të \"Shah-Deniz\" treguan rezultate të ndryshme. Është ende e paqartë: ka atje apo jo gaz që do të jetë fitimprurës për tu nxjerrë dhe a do të jetë vallë çmimi i tij i pranueshëm për konsumatorët.