Gasprom do të fitojë 24 miliardë dollarë në 2013
Moskë, 16 shkurt - Liberalizimi i tregut vendor i kompanisë shtetërore ruse të gazit Gazprom do ti sjellë fitim shtesë prej 24 miliardë dollarëve gjatë periudhës prej vitit 2011 deri në vitin 2013, lajmëroi kompania, transmetoi Ria Novosti.
Gazprom pret që fitimi të jetë më i madh nga masa e përgjithshme e tatimit për ekstraksionin e mineraleve, e cila sivjet është rritur në 273 rubla për 1.000 metra kub, prej 147 në vitin 2006.
Gazprom shprehet se shkalla e rritjes do ti rrisë pagesat në emër të tatimit për 1,6 miliardë sivjet dhe 4,3 miliardë dollarë gjatë periudhës 2012-2013.
Operacionet lokale të kompanisë gjithmonë kanë prodhuar humbje, me përjashtim të vitit 2009, i cili ishte i pari që solli profit në këtë sektor prej 70 miliardë rublave.