22 Dhjetor 2024

GAP, FIQ dhe INDEP kundër rritjes se çmimit të energjisë elektrike

Prishtinë, 8 shkurt - Instituti për Studime të Avancuara GAP, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë reaguar lidhur me kërkesën e KEK për rritjen e çmimit të energjisë dhe rivitalizimin e bllokut A2 të Kosovës A

Këto organizatat kundërshtojnë iniciativën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe rivitalizimin e bllokut A2 të TC Kosova A.

Kërkesa e KEK për rritjen e energjisë elektrike për 23% nga 1 prilli 2012 sipas tyre nuk pasqyron koston reale të prodhimit të energjisë elektrike.

\"Dështimi në ofrimin e mbështetjes institucionale për luftimin e keqpërdorimit të energjisë elektrike janë dështime qeveritare dhe janë problemi real i Korproatës dhe njëherësh edhe zgjidhja e problemit të mbulimit të kostos së prodhimit të energjisë elektrike\", thuhet në reagimin e GAP, FIQ dhe INDEP.

Mos evitimi i humbjeve komerciale dhe teknike, po tentohet t’i faturohen qytetarëve.

Për shumë vite KEK është subvencionuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, KEK nuk ka arritur të eliminoj defektet në furnizim dhe zvogëlim të humbjeve në rrjet.

Sipas vetë informatave të dërguara nga KEK në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) del se më shumë energji humbet në rrjet se sa totali që prodhohet nga Kosova A.

Rritjen e energjisë elektrike KEK e arsyeton me ndalesën e subvencioneve nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, nevojiten 45 milionë euro shtesë, të cilat KEK si zgjidhje ka paraparë të jetë rritja e çmimit të energjisë për 23%.

Humbjet teknike dhe komerciale të energjisë arrijnë në 37%, humbje të cilat kapin vlerën prej rreth 77 milion eurosh.

Shumë e cila do t’i mjaftonte KEK për të mbuluar shpenzimet e importit dhe ato operacionale.

Përveq kësaj, kërkesa për ngritje të tarifave është bërë edhe për të mbuluar shpenzimet e mëdha financiare që KEK dëshiron t’i bëjë në termocentralin “Kosova A”, shpenzime këto të kota kur dihet që ky TC duhet të mbyllet në vitin 2017 në përputhje me Traktatin e Athinës.

Njëherësh, vlerësimi i disa aseteve përkatëse në këtë termocentral, shton më tej përqindjen e kërkesës për ngritje të tarifave të energjisë elektrike, asete këto të kohës sovietike dhe të cilat nuk mund të vlerësohen drejtë në një kohë të tillë.

Për shumë vite me radhë, arsyetimi i KEK për mungesë të energjisë elektrike ka qenë mos pagesa e faturave nga konsumatorët.

Të dhënat më të fundit nga KEK tregojnë se pagesa e energjisë elektrike nga konsumatorët arrin deri në 92%. P

ërkundër rritjes së inkasimit, KEK nuk ka arritur që këto mjete t’i shfrytëzoj për eliminimin e defekteve në rrjet dhe gjenerim. Konsumatori sot paguan mjaft për të mbuluar koston e prodhimit të energjisë elektrike dhe paguhet mjaft nga të gjithë që të gjithë të kenë energji elektrike sot në vend.

KEK-u nuk po arrin të furnizoj të gjithë konsumatorët dhe as të evitoj humbjet komerciale në rrjet, si pasojë edhe mungesës së mbështetje institucionale.

Organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile ftojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë të refuzoi kërkesën e KEK-ut për ngritje të tarifave dhe të obligoj ata të furnizojnë të gjithë konsumatorët me energji dhe të zbresin humbjet komerciale në rrjet në nivelin e pranueshëm dhe i cili mjafton për të siguruar të hyra të mjaftueshme për mbulim të kostos së prodhimit të energjisë elektrike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)