27 Dhjetor 2024

G7 arrin konsensus për përmirësimin e sigurisë energjetike

Hamburg, 13 maj - Takimi i ministrave të energjetikës së Grupit të të 7-ve (G7) përfundoi të martën me një komunikatë të përbashkët.

Ministrat e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe SHBA-së si dhe komisioneri europian për ndryshimet e klimës dhe energjinë u takuan në qytetin gjerman të Hamburgut nga 11-12 maj për të diskutuar rreth progresit të bërë qysh nga takimi i Romës në forcimin e sigurisë energjetike si dhe për të vendosur rreth nismave të ardhëshme për përmirësimin e kësaj sigurie për vendet e G7 dhe më gjerë.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se \"kërcënimet kibernetike në sistemin e shpërndarjes së energjisë po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të sofistikuara.\"

Lidhur me furnizimin me energji të Ukrainës, ministrat ritheksuan mbështetjen e tyre për reformat e këtij vendi në politikat energjetike \"nëpërmjet rritjes së transparencës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit energjetik\", si dhe përshëndetën përpjekjet për përballimin e sfidave në sistemin e energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)