Furnizimi i vështirësuar me energji elektrike
Prishtinë, 28 gusht - KEDS ka njoftuar se në orët e pasditës së datës 27 gusht 2014, janë lajmëruar për daljen nga puna të njësisë gjeneruese B2 në termocentralin B të KEK për shkak të prishjeve, njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit në termocentralin Kosova A të KEK.
Momentalisht, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga një njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A të KEK dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon në mënyrë që furnizimi të jetë i kënaqshëm që nga aksidenti në Kosova A.
Përkundër sasive të mëdha të importit të energjisë elektrike, fatkeqësisht kërkesa e konsumatorëve do të jetë më e madhe se ajo e kapaciteteve energjetike andaj edhe jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri sa gjendja në njësinë B2 të sanohet nga KEK. Ende nuk jemi të informuar për orën e saktë të kthimit të njësisë në prodhim sidoqoftë zyrtarë të KEK janë duke punuar që prishja të sanohet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor.
Kërkojmë ndjesë për ndërprerjet eventuale të energjisë elektrike gjatë natës dhe do të ju informojmë për orën e saktë pas pranimit të informatave të detajizuara për orën e kthimit të njësisë nga KEK.
Përfundimisht, besojmë që të gjithë mund të kontribuojnë në ditë të tilla të vështira për sektorin e energjisë në Kosovë, andaj edhe lusim të gjithë të përdorin energjinë në mënyrë të përgjegjshme.