Fundjava me mot të vranët dhe me intervale me diell
Prishtinë, 10 shtator - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizoj vendin tonë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile ,kështu që vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 graë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e leht deri mesatare.
Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditje e së dieles dalngadal do të çvendoset nga vendi ynë , duke krijuar mundesi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotrojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta, kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.