FSK-ja, ndan mirënjohje për KEK-un
Prishtinë, 25 maj - Në shenjë falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme që KEK-u i ofron FSK-së, kjo e fundit sot ka ndarë mirënjohje për Drejtorin Ekzekutivë të Divizionit të Qymyrit, Adil Januzi dhe për Departamentin e Rikultivimit. Në emër të FSK-së mirënjohjet i ndau zv. Komandanti i BMO, Koloneli, Avdi Raci,
KEK-u e ndihmon FSK-në, në vazhdimësi, edhe projektin për rregullimin e kazermës, Adem Jashari me ç rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor, është përkrahur nga KEK-u ka thënë Raci.
Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.
Edhe menaxhmenti i KEK-ut, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me FSK-në, Adil Januzi, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Qymyrit, theksoi: Korporata energjetike e Kosovës, për këtë aksion ka angazhuar një numër të madh të makinerisë së rënd Damper Bell me të cilët janë ngarkuar dhe transportuar mbi 1000 m3 djerrinë.
KEK-u, ka qenë dhe do të jetë i gatshëm që të përkrahë të gjitha projektet e FSK-së ka thënë ndër të tjera Januzi.